IFprofs, rrjeti social për arsimin në frëngjisht
IFprofs është komuniteti në internet i profesionistëve të arsimit frankofon.
Ne i ftojmë t’i bashkohen rrjetit IFprofs: mësuesit e frëngjishtes, mësuesit që japin lëndë të tjera (histori, shkencë, etj.) në frëngjisht, trajnues, koordinatorë arsimorë, drejtues shkollash, por edhe bibliotekistë dhe mediatekistë dhe studentë që janë duke ndjekur profesione që kanë të bëjnë me mësimdhënien e frëngjishtes.
Të jesh anëtar i IFprofs do të thotë:
• të bisedosh me bashkëmoshatarët, të shkëmbesh ekspertiza dhe përvojë, të marësh pjesë në grupe pune dhe të zhvillosh praktika profesionale;
• të zbulosh përmbajtje që do të përdoren në kontekstin e praktikës suaj profesionale: burime multimediale edukative dhe metodologjike, lajme dhe risi mbi kulturat frëngjishtfolëse …
Shikoni klipin promovues të këtij rrjeti social global profesional.