« Flaka bredhëse » dhe « Gjërat e jëtes » | Festivali i filmave të njohur klasikë | 5.09 & 6.09.2022

Site Festival Films Classiques

« Flaka bredhëse » dhe « Gjërat e jëtes » | Festivali i filmave të njohur klasikë | 5.09 & 6.09.2022

Festivali i filmave të njohur klasikë

Nga e marta 30 gusht deri të mërkurën 7 shtator 2022 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Instituti Francez në Shkup merr pjesë në festivalin e organizuar nga Kinoteka e Maqedonisë së Veriut me dy filma të njohur.
Datat e sakta të shfaqjeve të këtyre filmave do të përcaktohen dhe jepen më vonë.

« Flaka bredhëse »

nga Lui Mal (1963), me Moris Rone dhe Lena Skerla

Pas një trajtimi detoksifikues në Versajë, Alen Leroa ndjen një neveri të thellë me jetën, e cila nuk i jep më asnjë nga kënaqësitë e dikurshme. Pas kthimit nga arratisja me Lidian, mikeshë kjo e gruas së tij, Doroti, e cila e kishte braktisur atë, ai vendos t’i japë fund jetës së tij. Por para kësaj, ai dëshiron t`i shohë për herë të fundit të dashurat e tij, me të cilat kisht ekaluar çaste tundimi dhe shthurjeje.

« Gjërat e jetës »

nga Klod Sote (1970) me Romi Shnejder, Mishek Pikoli dhe Lea Masari

Në timonin e makinës së tij, Pierri, arkitekt i moshës dyzetvjeçare, është viktimë e një aksidenti rrugor. I flakur tutje nga automjeti, ai shtrihet pa ndjenja në barin përskaj rrugës.  Ai kujton të kaluarën e tij, jetën e tij me Elenën, femrën e re që donte ta linte, gruan e tij Katerinën dhe djalin e tij…

.