15 Jun Koncert me rastin e hapjes së Festivalit Veror në Shkup dhe me rastin e mbylljes së presidencës franceze të Këshillit të BE-së | 21.06.2022
Të martën, më 21 qershor 2022, në orën 20 :30, në Sallën e Operës dhe Baletit Kombëtar
Me rastin e hapjes së Festivalit Veror në Shkup dhe përfundimit të presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian, Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut dhe Instituti Francez në Shkup organizojnë koncert madhështor në bashkëpunim me FAME’S Project dhe Drejtorinë për Çështje Kulturore në Shkup.
Orkestra Kreative Evropiane e Institutit FAME`s Dirigjent (udhëheqës i orkestrës): Timoti REDMOND
Orkestra përbëhet nga 34 muzikantë të rinj nga disa vende të Evropës dhe të rajonit.
Në program: Zhozef Bolonj, Rebel, Dvorak, Mocart, Viter-Xhonson, Sibelius, Honeger, Kopland.
Fame’s Project, shoqatë e krijuar nga francezët në Maqedoninë e Veriut, e specializuar në prodhimin muzikor, tubon së bashku më shumë se tridhjetë muzikantë të rinj për sesione trajnimi dhe inçizimi me dirigjentin e famshëm britanik, Timoti Redmond, në kuadër të një projekti të madh evropian të mbështetur nga Programi i BE-së, me emrin Evropa Krijuese.
Rezultati mahnitës i punës me këta artistë të rinj plot talent dhe me të ardhme premtuese do të prezantohet në formën e një koncerti për nder të mbylljes së presidencës franceze të Këshillit të BE-së dhe me rastin e hapjes së Festivalit Veror të Shkupit.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje !