15 Jan Treshja Ana Kap “Me dashuri nga Franca” | 11.02.2022
E premte, më 11 shkurt 2022, në orën 20:00 | Në Sallën e Madhe të Koncertit të Filarmonisë me rastin e Shën Valentinit
Treshja Ana Kap, e përbërë nga Zhan-Mishel Trotu (fizarmonikë), Manyel Dekok (violinë) dhe Pjerr Mije (bori e vogël), ekziston që nga pranvera e vitit 2009.
Treshja Ana Kap interpreton edhe kompozimet e saj, melosi i së cilës lëviz në kufijtë mes xhazit, ornamenteve ballkanike dhe notave të freskëta të muzikës kabare. Para publikimit të albumit të pestë, në periudhën nga 15 shkurti deri më 1 mars 2020, treshja ka banuar në Maqedoninë e Veriut dhe ka bashkëpunuar me Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut.
Falë mbështetjes së Rajonit të Normandisë, treshja ftoi Xhjan Emin dhe String Kuartetin (Bojan Ilkoski, Marija Trajkovska, Olivje Samujan dhe Marija Mihajlovska) të jenë pjesë e albumit. Dhjetra kompozime origjinale, të kompozuara nga treshja Ana Kap dhe dy tituj nga Olivje Samujan gjenden në mesin e titujve të këtij albumi. Pikërisht falë ndërlidhjeve kulturore mes Francës dhe Maq. së Veriut, përmes së cilës secila palë shijon diversitetin e tjetrës, albumi përmban një muzikë të re, me një spektër të gjerë muzikor dhe ndikim muzikor ballkanik. Treshja Ana Kap sërish në Shkup me koncert me rastin e Shën Valentinit, me titull “Me dashuri nga Franca”.
Një koncert që nuk duhet humbur!
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut.