Mbrëmje gala kinematografike me filmin “Franca” | 1.12.2021

Film France

Mbrëmje gala kinematografike me filmin “Franca” | 1.12.2021

Mercredi 1 décembre 2021, 20 heures | Cinéma « Millénium »

 

Instituti Francez në Shkup ju fton të mësoni më shumë për kinemanë e re franceze, përmes shfaqjes së filmit:

« FRANCA » (2021)

nga Bryno Dymon, me Lea Sedu, Blash Garden, Benxhamen Biole

Kronikë e jetës frenetike të një ylli të ri televiziv, e kapur mes famës dhe një spiraleje ngjarjesh, që do ta shpiejnë në rënien e saj.

“Franca” është edhe portreti i një gruaje, gazetareje televizioni, i një vendi, si ky i yni, si dhe i një sistemi, gjegjësisht ai i medias.

Filmi do të shfaqet me titra në gjuhën maqedonase.

Për të marrë pjesë në mbrëmjen gala, ju lutemi rezervoni biletat tuaja falas, përmes postës elektronike: culture@ifs.mk

Një person mund të rezervojë më së shumti 3 bileta.

Shfaqja do të bëhet në përputhje me protokollet shëndetësore.

 

Kritika në mediat franceze:

“Bryno Dymon i ofron Lea Seidus rolin e saj më të mirë, atë të një gruaje të shkatërruar nga sistemi mediatik, në të cilin ajo është mbyllur. “(Le Monde)

”Kompleksiteti i vështrimit të Dymont, di më mirë se kushdo, se si të gjejë bukurinë, dritën dhe pastërtinë, aty ku apriori ato mungojnë. “( Les Inrockuptibles)

“Me filmin e tij “Franca”, Bryno Dymon pasqyron një satirë të rrëpirë dhe virtuoze të botës sonë bashkëkohore, përmes portretit të një ylli gazetaresk të një kanali informativ të lajmeve të vazhdueshme, të mishëruar nga Lea Sedu. ” (La Croix)