08 Oct « Goût de France » | 14 – 22.10.2021
Kremtimi i gastronomisë franceze në mbarë botën Goût de / Good France rikthehet këtë vit në edicionin e shtatë!
Goût de / Good France 2021 do të vendosë gastronominë franceze në qendër të vëmendjes, në mbarë botën.
Edicioni i ri i operacionit Goût de France (shq. Shije nga Franca) do të mbahet nga data 14 deri më 22 tetor 2021.
Restorantet në Shkup janë të ftuar të marrin pjesë në ngjarje, duke propozuar një shujtë në mënyrën franceze.
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na kontaktoni duke na shkruar në adresën e mëposhtme elektronike: culture@ifs.mk