01 Sep Matie Tersie | « Skopje light art district » | 8-11.09.2021
Nga e mërkura 8, e deri të shtunën, më 11 shtator 2021 | Në qendër të qytetit të Shkupit
Festivali i dritës « Skopje light art district »
Krijim ndriçues nga ana e artistit francez Matie Tersie
Instituti Francez në Shkup merr pjesë rregullisht në Festivalin e dritës, “Skopje light art district“, organizuar nga Salla Universale në një format të një xhiroje nëpër qytet dhe kundrimi të instalimeve ndriçuese, nga artistë të ardhur prej disa vendeve të Evropës. Këtë vit, festivali është i vendosur në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Ejani dhe kundroni krijimin e artistit të ri francez Matie Tersie!
Matie Tersie është kuadër që vjen nga Shkolla e Arteve të Bukura të Muluzit. Ai, punën e tij video, e zhvillon duke u mbështetur në efektin e videove feedback, përmes manipulimit dhe devijimit të materialeve të ngurta konkrete (kabllo, tabela të mikserëve, ekrane dhe video kamera, etj.).
Ai zhvillon skenografi ndërvepruese për shfaqje dhe ngjarje të drejtpërdrejta, siç është Festivali i Dritave. Matie Tersie punon me festivale dhe kompani të ndryshme në Francë dhe më gjerë, veçanërisht me koreografin Andreas Shmid dhe drejtorin Arpad Shilling.