
26 Mar Thirrja për aplikime për bursat e qeverisë franceze Bourses France Excellence, për studimet e masterit në Francë 2025/2026
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit : data 31 maj 2025

Si çdo vit, Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup ju ofrojnë mundësinë për të financuar studimet tuaja në nivelin e masterit, përmes programit Bourses France Excellence.
Bursa France Excellence e liron përfituesin nga tarifat e regjistrimit për marrjen e diplomës shtetërore në një institucion publik të arsimit sipëror, si dhe ofron një pagesë mujore.
Kandidatët e Bursës France Excellence duhet të kontaktojnë institucionet e arsimit sipëror, në të cilat aplikojnë, për të kontrolluar nëse në tarifat e regjistrimit janë të shtuara edhe shpenzimet shtesë të shkollimit. Këto shpenzime nuk do të mbulohen nga bursa France Excellence e ndërkaq bursisti do të duhet t’i shlyejë ato vetë.
Statusi i bursistit të qeverisë franceze ofron përparësitë e mëposhtme: mundësi akomodimi me tarifa preferenciale, e posaçërisht në konviktet universitare CROUS; mbulimi i sigurimit social gjatë fazës së pritjes së regjistrimit tuaj në sigurimin social; sigurimin reciprok; transportin në qytetin e shkollimit; aktivitete kulturore me tarifa preferenciale. Bursistët janë të obliguar të ndjekin studimet e tyre në Francë. Nuk lejohen qëndrime në vende të tjera (në kuadër të programeve të shkëmbimit Erasmus + ose në kuadër të ndonjë programi tjetër) gjatë kohëzgjatjes së shfrytëzimit të bursës.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:
– Të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut
– të jetë i moshës deri në 30 vjeç
Le niveau B2 en français est recommandé. La priorité sera donnée aux cursus en langue française.
Rekomandohet njohja e gjuhës frënge, niveli B2. Përparësi do t`u jepet studimeve në gjuhën frënge.
Megjithatë, në raste të veçanta, mund të shqyrtohen kërkesat për programe specifike në anglisht nga studentë, që kanë arritje të larta akademike dhe që do të dëshmojnë rëndësinë e projektit të tyre të studimeve në Francë, si dhe koherencën e tyre me projektin profesional.
Aplikimet e paplotësuara nuk do të shqyrtohen fare.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në frëngjisht, në një ekzemplarë të vetëm dhe të dorëzuara ose dërguara me postë në afatin e paraparë kohor, në Departamentin Kampus Frans, në adresën e cituar më poshtë.
Një kopje e skanuar, në formatin PDF, duhet të dërgohet gjithashtu me postë elektronike në adresën vijuese :
– Asnjë dokument nuk do të pranohet pas afatit përfundimtar.
(përveç vërtetimit konfirmues të pranimit përfundimtar në studimet e masterit)
– Për çdo informacion shtesë, mund të drejtoheni në
Departamentin Kampus Frans në Institutin Francez në Shkup
rruga “Shën Qirili dhe Metodi”, nr. 48, KP 388, 1000 Shkup
☎️ 02 / 3129 288
Personi përgjegjës për kontakt: zonja Suzana PESHIQ