Projekti “Evropa fillon në qytetin tuaj” (OFAJ)

Ofaj

Projekti “Evropa fillon në qytetin tuaj” (OFAJ)

Temat

  • Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 – zgjedhje lokale në nivel evropian;
  • proceset politike në nivel lokal që mundësojnë që pjesëmarrja dhe përfaqësimi i të rinjve të bëhet efektiv dhe efikas;
  • pjesëmarrje aktive në debate në nivel lokal, si mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm, integrimi, migrimi, ndërtimi i banesave sociale, transporti publik, vlerat demokratike, liritë themelore dhe të drejtat e njeriut.

Kriteret e përzgjedhjes

  • integrimi në mënyrë të qëndrueshme i të rinjve në vendimmarrjen politike dhe mbështetja në krijimin e parlamenteve ose shoqatave rinore;
  • kontributi në zhvillimin e rekomandimeve për të forcuar pjesëmarrjen, përfaqësimin, integrimin dhe përfshirjen e të rinjve në institucionet politike lokale;
  • inkurajimi i “të rinjve me më pak mundësi” për pjesëmarrje në jetën politike dhe sociale të qytetit dhe për bashkangjitje organizatave rinore politike.

Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar, drejtuesit e projektit duhet të kenë zyrë qendrore në Francë ose Gjermani.

Granti maksimal për një projekt është 43,376 €, me periudhë vlefshmërie deri në nëntor 2023.

Afati i fundit i aplikimit: 31/01/2023

Më shumë informata rreth thirrjes për projekte.