05 Jul Ekspositë e Vesna Stefanovskës, artiste franco-maqedonase “Pa përkatesi” | 4.09.2020
ARTI BASHKËKOHOR
EKSPOZITË E VESNA STEFANOVSKËS, ARTISTE FRANKO-MAQEDONASE
„PA PËRKATËSI“
Të premten, më 04 shtator 2020, ora 20 | Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup
Vesna Stefanovska është një artiste franko-maqedonase, e cila ka një qasje dinamike në punën e saj. Ka të mbaruar shkollën e mesme të arkitekturës, më pas fakultetin e arteve të bukura – departamenti i stilistikës dhe skulpturës, e më pas shkollën e arteve të aplikuara në Pragë dhe krejt në fund Institutin për Studime Evropiane në Universitetin e Parisit.
Ajo shfaq pasion për letërsinë, modën, artin filmik, gjeopolitikën, astrofizikën dhe fizikën sasiore. Shprehet në mënyra të ndryshme përmes skulpturës, fotografisë, pikturës, dizajnit, videove, ready-made, performancës dhe instalimeve hapësinore.
Vepra e saj është e fokusuar në përvojë dhe në krijimin e hapësirës. Skicat e saj janë të mira, si në fjalë ashtu edhe në dizajn. Ajo përpunon, si gjëra materiale ashtu edhe jomateriale, të tilla si drita, koha, tingulli dhe luan me to sipas rregullave që ajo krijon vetë.
Sipas metodologjisë së një studiuese të mirëfilltë, ajo hulumton aspekte të ndryshme, momente, mendime dhe reflektime, ndjenja, fenomene dhe paradokse të ndonjë teme në një moment të caktuar, për të krijuar një ose më shumë vepra. Më pas ajo ndalet, që të rikthehet më në fund sërish, atje ku është ndalur, edhe atë me njohuri të reja, hipoteza të reja dhe arritje të reja.
Siç na njofton edhe vetë emri i ekspozitës, Vesna Stefanovska trajton temën e identitetit, pranisë, hapësirës, kohës dhe kontekstit, në kuptimin e tyre më të gjerë.
Këto fenomene dhe manifestimet e tyre, janë të lidhura përmes marrëdhënieve, varësisë dhe vektorëve në një nivel të thellë personal mbi të gjitha klishetë, besimet dhe iluzionet. Ajo hulumton, krijon dhe rikrijon atë që ka ndjerë.
Ekspozita në Muzeun e Artit Bashkëkohor të qytetit të Shkupit do të jetë pjesërisht retrospektive, sepse autorja do të prezantojë veprat e krijuara dhe të tashmë të promovuara në Francë, si dhe vepra të reja artistike.
Kjo është hera e parë, që një artiste parisienë, me origjinë nga Shkupi, të bashkojë veprat e saj artistike franceze dhe maqedonase në një vend.
Mos e humbisni këtë ngjarje!