Koncert ekskluziv i Thomas Dutronc | 25.03.2020

Dutronc Siteweb

Koncert ekskluziv i Thomas Dutronc | 25.03.2020

E mërkurë, 25 mars 2020, ora 20:00 | Studio FAMES

Koncert ekskluziv i Thomas Dutronc me rastin e daljes së albumit të tij të ri « Frenchy »

Në hapje të koncertit:  gitaristi maqedonas Toni Kitanovski dhe Orkestra Tcherkezi.

Thomas Dutronc, i lindur më 16 qershor 1973 në Paris, është një muzikant dhe këngëtar francez, djali i këngëtares Françoise Hardy dhe këngëtarit Jacques Dutronc.  Ai është gjithashtu autor, kompozitor, aktor, interpretues, etj.

I udhëhequr nga pasioni i tij për Django Reinhardt, ai krijon emër në zemër të tregut të vjetërrinave të Saint-Ouen-it. Aty edhe e filloi karrierën si kitarist i xhazit rom.

Midis disa datave të turneve të tij, ai luajti në kinema (“Le Derrière” nga Valérie Lemercier në 1999 dhe “Confession d’un dragueur” nga Alain Soral në 2001). Ai shkruan për Henri Salvador (“Jardin d’hiver “), bën muzikë për filma (“Toutes les filles sont folles ” nga Pascale Pouzadoux në 2003), dhe filma të vizatuar (“Les triplettes de Belleville” nga Sylvain Chomet në 2003).

Që atëherë, karriera e Thomas Dutronc ka përjetuar rritje të vazhdueshme. Thomas Dutronc performon ekskluzivisht në Shkup dhe gjithashtu do të japë një koncert në Sofje si pjesë e mini-turneut të tij në Ballkan.

Vegëza drejt « C’est si bon » nga Thomas Donc me Diana Krall dhe Iggy Pop :

Diskografia

2007 : « Comme un manouche sans guitare »

2011 : « Silence on tourne, on tourne en rond », në dispozicion në mediatekën e IFS

2015 : « Eternels jusqu’à demain », në dispozicion në mediatekën e IFS

2018 : « Love is love », en 2018, në dispozicion në mediatekën e IFS

Muzikë filmi

2005 : « Les Enfants » të Christian Vincent

2010 : « Les aventures extraordinaires d’Adèle Blanc-Sec » të Luc Besson

2018 : « Amoureux de ma femme » të Daniel Auteuil

Pjesëmarrja në koncertin e Thomas Dutronc është vetëm me ftesë.

Me Studio FAMES, Publicis, Marriott Skopje dhe Stobi.