20 Apr Ekspozita onlajn « Signatures de Paris 2 »
Në kuadër të ekspozitës, janë prezantuar veprat e disa fotografëve nga Maqedonia e Veriut, të cilat janë realizuar gjatë qëndrimit të tyre në Cité des arts në Paris.
Pas ekspozitës së punimeve nga Gligor Çemerski, Ilija Penushliski, Kole Manev dhe piktorë të tjerë të rëndësishëm, në muajin mars 2018, Galeria “Akantus” këtë vit, me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup, ju ofron të shihni vepra të reja nga brezi i ri i artistëve, siç janë ato të Tanja Balaq, Shqipe Memeti dhe autorëve të tjerë.
Ekspozita është në dispozicion onlajn përmes postimeve të rregullta në faqen e Facebook të Galerisë “Akantus”.