Java e Kinemasë Frankofone | 23 – 28.03.2023

Site Semainecinemafrancophone

Java e Kinemasë Frankofone | 23 – 28.03.2023

Nga e enjtja 23 mars deri të martën 28 ​​mars 2023 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Në bashkëpunim me Ambasadat e Rumanisë, Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut

Java tradicionale e kinemasë frankofone ju fton të kundroni krijimet e begatshme të kinemasë në vendet frëngjishtfolëse.

Në program:

Të enjten, më 23 mars 2023, në orën 20:00

« RADIO METRONOME »

Film rumun nga Aleksandru Belk (2022, 1orë e 42 min.), me Mara Bugarin dhe Seban Lazarovici

Bukuresht, viti 1972. Ana është 17 vjeçe, ajo ëndërron dashurinë dhe lirinë. Një mbrëmje, ajo i bashkangjitet miqve të saj në një festë, me ç ‘rast ata vendosin t’i dërgojnë një letër Metronomit, programit muzikor, që Radio Evropa e Lirë e transmetonte në mënyrë klandestine në Rumani. Pikërisht në atë çast ia behu policia sekrete e Çausheskut “Sekuritate”…

Të premten, më 24 mars 2023 në orën 20:00

« VALLJA E FUNDIT »

film zviceran nga Delfin Lëerise (2022, 1orë e 24 min.), dramë komedi me Fransoa Berlean dhe Kaze Mote Klajn

Zhermen 75 vjeçar, jeton një pension përsiatës, me një përtaci të pahijshme të ushqyer nga një mizantropi e lehtë. Liz, bashkëshortja e tij, prej 50 vitesh kujdeset për gjithçka në shtëpi dhe e mbush me kënaqësi axhendën e saj me aktivitete artistike dhe vullnetare. Ditën që Liz vdes papritur, jeta e Zhermenit ndryshon, ku vjen në pah familja e tij, e cila i imponon mbikëqyrjen, gjë që ai nuk e kishte menduar asnjëherë.

Të shtunën, më 25 mars 2023, në orën 20

“Tundimi i fundit i belgëve”

nga Zhan Bykua (2021, 1 orë e 16 min.) me Alis Dytua, Vim Vilart dhe Aleks Vizorek Është kjo historia e Zhanit, i cili punon si animator i ngjarjeve kulturore në një mjedis armiqësor, dhe vajzës së tij, Marisë, striptiste e herëpashershme që qëndron në buzë të humnerës. Ajo është gati të kërcejë, ai përpiqet ta shpëtojë. Si? Duke i treguar asaj historitë që të kujtojnë historitë e “1000 e një netëve”. Sa më gjatë që ai të ketë vëmendjen e saj, aq më shumë ajo nuk do të dorëzohet.

Të hënën, më 27 mars 2023, në orën 20:00

« FËMIJE SHKOJMË »

film francez nga Tieri Demezier dhe Alban Torlaj (2022, 1orë e 50 min., film dokumentar) me Elza Lë Pëtrek, Tieri Demezier

Në zemër të kryeqytetit, një shkollë e mesme vendos një bast të çmendur: integrimin e nxënësve nga lagjet e klasës punëtore dhe thyerjen e spirales së dështimit shkollor përmes kërcimit Hip Hop. Fëmijë shkojmë është historia e kësaj përvoje unike në Francë.

Të martën, më 28 mars 2023, në orën 20:00

Filmi i animuar “Frici, përrallë e mrekullueshme”

i prodhuar në Luksemburg, nga Raif Kukula dhe Matias

Gjermani, vjeshtë e vitit 1989. Sofi, shoqja më e mirë e Fricit, nuk kthehet më në Lajpcig pas pushimeve verore të kaluara në Hungari. Por Sputniku, qeni i Sofisë, është ende me Fricin. Sofi është shumë e mërzitur dhe nuk mund ta besojë që Frici, lehtazi e kishte braktisur qenin e saj, kështu që vendos të rikthejë Sputnikun dhe të hyjë në analet e historisë me Belën, e cila i ofron ndihmën e saj. Frici do të jetë dëshmitar i rënies së Murit të Berlinit dhe të kuptojë se nëse dëshiron të bëjë ndonjë ndryshim, duhet të luftojë për të dhe për lirinë e vet.