22 Feb Hapja e muajit të Francofonisë – Gala mbrëmje e filmit “Orar i plotë pune” | 3.03.2023
Të premten, më 3 mars 2023 | në orën 20 | Në kinemanë « Milenium »
PREMIERA E FILMIT “ORAR I PLOTË PUNE”
nga Erik Gravel, me Lora Kalami, An Suarez, Zhenevjev Mnish (2022, 1 orë e 25 min)
–
Filmi është fitues i dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Venedik: çmimi për regjisorin më të mirë dhe aktoren më të mirë
Katër nominime për çmimet Cezar 2023: aktorja më e mirë, muzika origjinale më e mirë, montazhi më i mirë, skenari më i mirë.
–
Ju lutemi rezervoni biletat falas në adresën e mëposhtme elektronike : culture@ifs.mk
–
Ngjarja zhvillohet me mbështetjen e barnatoreve Zegin
–
Me përkthim me titra në gjuhën maqedonase.
–
Zhyli është një nënë vetushqyese, e cila përpiqet të ekuilibrojë mes mbështetjes së dy fëmijëve, me të cilët jeton në fshat dhe ruajtjes së punës së saj në Paris. Kur më në fund do të ftohet në intervistë për postin e punës, që përkon me ambiciet e saj, fillon një grevë e përgjithshme, me ç ‘rast bllokohet i tërë trafiku. Kësisoj, i gjithë ekuilibri i brishtë i Zhylis vihet në lëkundje. Ajo fillon një garë çmendurisht të furishme, në të cilën gjasat për sukses janë të pakta.
–
Kritikat e shtypit francez për filmin
Një afresk i fuqishëm i filmit social. (Cinéma Teaser)
–
) Film tejet i qëlluar, më elokuent dhe më bindës se shumë fjalime. (La Croix)
–
Erik Gravel e mban shikuesin pezull deri në fund të garës së shfrenuar me kohën, duke ofruar portretin e një “heroinë” kundruall ritmit të pandalshëm të përditshmërisë. (Télé 7 Jours)
–
*