Ekspozitë “Reflektime parisiene” | 18.03 – 30.04.2022

Expo Macedoine France

Ekspozitë “Reflektime parisiene” | 18.03 – 30.04.2022

Hapja :

Të premten, më 18 mars 2022, në orën 12:00 | Në Galerinë Kombëtare Çifte Hamam

Për nder të Festës së Frankofonisë, Galeria Kombëtare në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup prezanton rreth pesëdhjetë piktura nga mjeshtrit e mëdhenj të pikturës nga Maqedonia e Veriut: Dimitar Pandilov Avramovski, Lena Stefanovska, Tomo Vladimirski, Borko Lazeski, Nikola Martinoski dhe Llazar Licenoski.

Të pranishmëve dhe artdashësve do t’u drejtohen drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr. Dita Starova Qerimi, ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Eks.tij. Cyril Bomgartner dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Shkolla e Parisit është një emër për të gjithë artistët që pas Luftës së Parë Botërore dhe ndërmjet dy luftërave botërore qëndruan në Paris dhe prej andej bënë një ndikim të madh në zhvillimin e artit modern.

Kjo shkollë dhe arti i Parisit kanë një ndikim të madh në fytyrën dhe zhvillimin e modernizmit dhe artit maqedonas që nga fillimi deri në mesin e shekullit të 20-të, sepse artistët bashkëkohorë maqedonas shkuan në Paris për specializime dhe qëndrime studimore, me qëllim përmirësimin e tyre, mësimet akademike të marra në Universitetet dhe Akademitë e Arteve të Bukura rajonale.

Në ekspozitë do të shfaqen vepra të themeluesve të artit bashkëkohor maqedonas: Dimitar Pandilov Avramovski, Lazar Liçenoski dhe Nikola Martinoski dhe autorë të gjeneratës së dytë dhe të tretë të artistëve të arsimuar maqedonas, në vepra ndihet ndikimi i Parisit: Tomo Vladimirski, Borko Lazeski dhe Lena Stefanova.

Në një koncept dhe prezantim të përzgjedhur, konciz,, do të prezantohen veprat më përfaqësuese nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, dhe në të njëjtën kohë një pasqyrë e zhvillimit të modernizmit në artin maqedonas nga fillimi i shekullit të 20-të dhe do të jepet kalimi nga afresku -pikturë dhe ikonografi, drejt artit të motiveve botërore.

Ejani dhe admironi këto thesare të pikturës së Maqedonisë së Veriut, disa prej të cilave do t’i prezantohen publikut për herë të parë!

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 pril 2022.

borko-mala-rez
Borko Lazeski, « La Seine »

Личеноски-Лазар-Пејзаж-од-Париз-1927-масло-на-платно-46х61-mala-rez
Lazar Lichenoski, « Paysage de Paris »