08 Nov Debat idesh “Ngrohja globale në Ballkan: çfarë përshtatjesh për qytetet tona?” | 10.12.2021
Të premten, më 10 dhjetor 2021, në orën 18:00 | Në Institutin Francez në Shkup
“Ngrohja globale në Ballkan: çfarë përshtatjesh për qytetet tona?”
Maqedonia e Veriut po përballet po aq sa pjesa tjetër e botës me ngrohjen globale. Vendi ndan të njëjtat probleme në fushën e energjisë dhe zgjerimit galopant të kryeqytetit.
Duke u nisur nga konstatimi se vetëm ndryshimi rrënjësor në burimet e furnizimit me energji mund të sigurojë një zgjidhje të qëndrueshme për problemet e ngrohjes globale dhe ndotjes, debati i ideve do të japë mundësinë për të shkëmbyer biseda me ekspertë francezë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.
Debati do të fokusohet në qarqet energjetike në dy kryeqytetet ballkanike, me theks në mjetet e transportit dhe ngrohjen e banesave. Duke u nisur nga zgjidhjet e virtytshme në disa qytete të mëdha franceze si për shembull në Bordo, që do të prezantohen nga znj. Mishel Lary- Sharlys, ish-drejtoreshë e planifikimit urban në Bordo dhe z. Zhylien Zhuber, ekspert i “Qyteteve të Energjisë”, pjesëmarrësit vendas do të orvaten të bëjnë një bilanc të situatës aktuale dhe të propozojnë zgjidhje në disa fusha.
Me mbështetjen e Fondit Alembert.
–
PROGRAMI:
Nga ora 18:00 deri në orën 18:15. – Hapja zyrtare nga znj. Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit dhe nga Sh.T. zoti Siril Bomgartner, ambasador i Francës
Moderatore e debatit: znj. Mila Jovanovska, kryetare e “Be Green”.
Nga ora 18:15 deri në orën 18:50 – PANELI I PARË në temën e problemeve të transportit publik
Kumtesa e znj. Mishel Lari-Sharlis, për zgjidhjet e dobishme të zbatuara në qytetin e Bordos
Kumtesa z. Nikolla Krstanoski, profesor në Fakultetin Teknik në Manastir
Nga ora 18:50 deri në orën 19:25 – PANELI I DYTË në temën e ngrohjes urbane
Kumtesa e z. Zhilijen Zhybe nga Energy Cities
Kumtesa e z. Stefan Buzharovski, profesor në Universitetin e Mançesterit
Nga ora 19:25 deri në orën 19:50 – Pyetje nga publiku
Në orën 19:50 – Mbyllja e ngjarjes