02 Jul Pjesëmarrja në Festivalin e filmave të shquar klasikë | 10/11/12.08.2021
Pjesëmarrja në Festivalin e filmave të shquar klasikë të organizuar nga Kinoteka e Maqedonisë së Veriut me tre kryeveprat e kinemasë franceze
Të martën, më 10 gusht 2021, në orën 20 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
“Pa frymë”
nga Zhan Lyk Godard (1960), me Zhan Seberzh, Zhan-Klod Belmondo dhe Daniel Bulanzher
Marsejë, mëngjes i një të marte. Mishel Poakard vjedh një makinë të Armatës së SHBA-së dhe merr rrugën nacionale në drejtim të Parisit. I bezdisur nga një 2CV i cili nuk guxon të tejkalojë një kamion, Mishel parakalon në një kthesë dhe ndiqet nga një motoçiklist. I kapur nga paniku, ai qëllon policin dhe arratiset nga vendi i ngjarjes. Të nesërmen, duke arritur në Paris, Mishel takon një studente të re amerikane, me emrin Patrisia, me të cilin ka një lidhje të lirë dashurie. Ajo dëshiron të bëhet gazetare, e ndërkaq për të financuar studimet e saj në Sorbonë, shet gazetën e përditshme « New York Herald Tribune » në Fushat e Elizesë (Shamps Elize)
Të mërkurën, më 11 gusht 2021, në orën 20 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
“Katërqind goditjet”
nga Fransoa Tryfo (1959), me Zhan Pier Leo, Kler Morie, Albert Remi
Antoine ka një adoleshencë të trazuar. Ai gënjen prindërit e tij, është indiferent ndaj fatit të tij, vjedh, arratiset. Rehatia e tij e vetme, ai bën katërqind goditje me mikun e tij, Rene. Një ditë, përfshihet edhe policia.
Të enjten, më 12 gusht 2021, në orën 20 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
“Një burrë dhe një grua”
nga Klod Lelush (1966), me Zhan-Lui Trintinjan dhe Anuk Eme
Një vajzë skript, e pa ngushëlluar që nga vdekja e burrit të saj kaskader, takon në Dovil një ngasës automobilash, gruaja e të cilit ishte vetëvrarë nga dëshpërimi. Ata dashurohen me njëri-tjetrin, zmbrapsin njëri-tjetrin, gjejnë njëri-tjetrin dhe e duan sërish njëri-tjetrin…