Ekspozitë përkujtimore “Marshi përkujtimor nga Manastiri në Selanik, përgjatë llogoreve të Frontit të Lindjes” | 24.02. – 24.03.2021

Pozadina Expo Frontdorient

Ekspozitë përkujtimore “Marshi përkujtimor nga Manastiri në Selanik, përgjatë llogoreve të Frontit të Lindjes” | 24.02. – 24.03.2021

Në Muzeun ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes

Në kuadër të përkujtimit me rastin e Njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore, Ambasada e Francës, Instituti Francez në Shkup, Memoriali në Kaen dhe ALDA, nga data 31 maj deri më 3 qershor 2018, organizuan një tubim të madh shkencor në Manastir, me titull: “Mbrojtja e atyre që nuk ishin luftëtarë në Frontin e Lindjes në Luftën e Parë Botërore deri më sot”.

Fronti i Lindjes ishte njëri nga katër frontet kryesore gjatë Luftës së Parë Botërore në kontinentin evropian, së bashku me ato të Perëndimit (Franca dhe Belgjika), Lindjes (Shtetet Baltike, Rusia, Rumania dhe Bullgaria) dhe Fronti i Italisë. Fronti i Lindjes ishte një front që përfshinte rreth 400 kilometra, e që shtrihej nga Deti Egje në lindje deri në Detin Adriatik në perëndim. Ai përshkonte katër vende: Greqinë, Bullgarinë, Maqedoninë që ndodhej nën dominimin serb dhe Shqipërinë.

Dhjetëra mijëra ushtarë prehen sot në Maqedoninë e Veriut. Ata kryesisht i përkisnin ushtrive serbe, bullgare, franceze dhe gjermane, por edhe kontingjenteve turke, greke, rumune (si robër lufte), italiane dhe ruse.

Për t`ju bërë homazhe gjithë këtyre ushtarëve, një shekull më pas, gjurmëve të ushtarëve francezë dhe rrugës së Frontit të Lindjes, tre udhëtarë francezë (Mark Ranverse Emanuel Rember dhe Emanuel Esht), si dhe dy udhërrëfyes maqedonas (Petar Nolev dhe Vendim Useinovski), u nisën me kalë dhe mushkë në këtë shteg përkujtimor. Shtegu i gjatë 240 km në këmbë, edhe atë nga Manastiri e deri në Selanik. Më shumë se 10 ditë ecje në vazhdën e shtegut të Rober Luis Stivensonit (Udhëtimi me gomar nëpër Seven) dhe poezisë së Frensis Xhejmsit. Rreth dy javë marsh kërkimesh mbi rrëfimet e udhëtimeve dhe të dhënave historike.

Dy vjet pas marshit përkujtimor, drejtori i Muzeut ushtarak të Maqedonisë së Veriut, z. Aleksandar Stojçev, bëri një punë të gjerë kërkimore, tejet serioze, në arkiva dhe vuri në pah paralele kohore mes luftëtarëve dhe lokacioneve luftarake e Frontit të Lindjes, përmes vendosjes së fotografive dëshmuese nga ajo kohë dhe fotografive nga Marshi përkujtimor i qershorit të vitit 2018.

Hapja e ekspozitës do të bëhet nga zonja Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe nga z. Siril Bomgartner, ambasador i Francës.

Për shkak të pandemisë, hapja e ekspozitës do të bëhet pa prani të publikut. Pas hapjes, ekspozita do të jetë e hapur për vizita, në përputhje me protokollet shëndetësore të Muzeut Ushtarak.

DSC_1129_resize
DSC_1180_resize