Nata e ideve « Dixhitalja, sa larg, aq afër » / Çfarë praktika të reja duhet të ndërmerren pas pandemisë? | 28.01.2021

Nuit Des Idees 2021 Site2

Nata e ideve « Dixhitalja, sa larg, aq afër » / Çfarë praktika të reja duhet të ndërmerren pas pandemisë? | 28.01.2021

Të enjten, më 28 janar 2021, në orën 17

PËR TË NDJEKUR NGJARJEN, JU LUTEMI QË TË REGJISTROHENI NË VEGËZËN E MËPOSHTME

Këtë vit, organizohet edicioni i 6-të i ngjarjes ndërkombëtare “Nata e Ideve”, fillet e së cilës ishin me nismën e Institutit Francez në Paris.

Për të pestin vit me radhë, Instituti Francez në Shkup, është pjesë e kësaj ngjarjeje botërore globale.

Këtë vit ngjarja do të mbahet në linjë përmes platformës Zoom, në bashkëpunim me Akceleratorin UKIM, me të cilin, në vitin 2018, gjithashtu u arrit një bashkëpunim i suksesshëm dhe u mbajt një ngjarje e shkëlqyeshme. Më 28 janar 2020, me nismën e Institutit Francez në Paris, Nata e Ideve mblodhi në po të njëjtën mbrëmje qendrat kulturore, bibliotekat, universitetet dhe shkollat e larta, muzetë dhe qendrat e artit, kinematë dhe ambientet e shoqërimit, rreth temës: “Ji i gjallë”. Organizuar njëkohësisht në Francë, në mbarë botën dhe në veçanti në Shkup, me pjesëmarrjen e z. Rosh Domerezho, ekspert në apiterapi (sq. i përkthyesit, terapia me anë të thumbimit të bletëve), ky veprim bashkoi 238 ngjarje në 100 vende në mbarë botën.

Shënuar përmes mobilizimit të gati një mijë kumtuesve në mbarë botën, si dhe njëkohësisht, nga një rritje e mprehtë e numrit të vendeve pjesëmarrëse, Nata e Ideve është mbivendosur si një takim emblematik ndërkombëtar i veprimit të rrjetit kulturor francez jashtë vendit.

Edicioni i vitit 2021 do të ketë një rëndësi të veçantë në vazhdën e pandemisë COVID-19. Në një kohë kur kriza shëndetësore na fton të rimendojmë dhe ridimensionojme marrëdhënien tonë me mjedisin tonë jetësor dhe vendos të ardhmen e të gjitha modeleve tona ekonomike dhe sociale nën vulën e pasigurisë dhe paqartësisë, Nata e Ideve, si ngjarje ndërkombëtare, është një mundësi dhe rast i volitshëm për t’u përfshirë në një reflektim kolektiv dhe global mbi konturet e situatës pas COVID-19.

Instituti Francez në Shkup do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, duke i ofruar publikut të tij debat idesh në linjë dhe reflektim mbi praktikat e reja në fushën dixhitale, praktika këto që sa na afrojnë, po aq edhe na largojnë.

Pjesëmarrësit :
-> Z. Olivje Kruze, Drejtor Pedagogjik i Shkollës Franceze 42
-> Z. Filip Petrovski, kompania Data Masters
-> prof. dr. Vladimir Davçev, profesor në Fakultetin Filozofik në Shkup
-> Znj. Sanja Frkoviq – Gelevska, Delegacioni i BE-së

Hapjen e ngjarjes: z. Emanuel Rember, Drejtor i Institutit Francez në Shkup

Moderator: Z. Aleksandar Stamboliev, Drejtor i Akceleratorit UKIM

Me përkthim simultan

NUIT_DES_IDEES_2021_SITE