20 Oct Konferenca shkencore onlajn “Historia, kujtesa dhe letërsia” | Më 30.10.2020
Të premten, më 30.10.2020, 10 – 14 ora
Instituti Francez në Shkup, me mbështetjen e “ALDA” dhe Aleancës Franceze në Manastir, organizon konferencë shkencore një-ditore me temë “Historia, Kujtesa dhe Letërsia”. Temat janë këto në vijim: pasojat e Luftës së Parë Botërore në shoqëritë në Francë, Gjermani dhe Ballkan, procesi i pajtimit dhe vendosja e paqes në vitet 1920 të shekullit të kaluar dhe prania e kësaj lufte në letërsi.
Në pjesën e dytë të kësaj konference, ekspertët e pranishëm do të paraqesin prezantime në temën e pajtimit në kontekst bashkëkohor.
Konferenca do të pasohet nga ekspozita e fotografive me titull “Fronti i Lindjes gjatë LPB-së në të kaluarën dhe sot”, organizuar nga z. Emanuel Rember dhe z. Aleksandar Stojçev.
Moderatori i konferencës, – Z. Emanuel Rember, do të vendoset në ambientet e Shtëpisë së kulturës evropiane te Delegacioni i BE-së.
Pjesëmarrës në debat janë:
- Znj. Ana Dimishkovska, profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Shkup
- Z. Dalibor Jovanovski, shef i katedrës së historisë në Fakultetin Filozofik në Shkup
- Z. Emanuel Rember, këshilltar për kulturë në Ambasadën e Francës dhe drejtor i Institutit Francez në Shkup
- Z. Aleksandar Stojçev, drejtor i Muzeut Ushtarak
- Z. Petar Todorov, historian në Institutin e Historisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut
- Z. Goran Iliq, dekan i Fakultetit Juridik, Universiteti “Shën Klementi i Ohrit”
- Znj. Elena Tilovska-Keçegi, prodekane e Fakultetit Juridik në Manastir Shkarkoni programin e plotë të konferencës
- Z. Iljo Trajkovski, profesor i historisë në gjimnazin e Manastirit
Pjesëmarrësit e konferencës do të marrin vegëzën në platformën zoom, përmes së cilës do të mund të lidhen me konferencën.
Përmes regjistrimit në culture@ifs.mk, mund të merrni vegëzën në zoom, për t`u qasur në transmetimin e drejtpërdrejtë të konferencës.
Konferencë në rrjetet sociale: #FO2020
Me mbështetjen e ALDA dhe Shtëpisë Evropiane të Kulturës (Delegacioni i BE-së), në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Shën Klementi i Ohrit” në Manastir.