ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Studime në Francë

Konkursi i bursave 2014/2015

Konkursi i bursave i Qeverisë Franceze për studime postdiplomike njëvjeçare në Francë master ose doktoraturë.

Përparësi do të kenë studimet e nivelit Master 2 dhe degët e studimeve që nuk ekzistojnë ose janë pak të zhvilluara në Maqedoni.

Kandidatët duhet të paraqesin vërtetim se kanë konkuruar për regjistrim ose dëshmi se kanë kontaktuar më Univerzitetin Francez. Proçedura për dhënien e bursës do të fillojë pas marrjes së vërtetimit zyrtar të regjistrimit në Univerzitet.

Vërejtje : nuk do të shqyrtohen kërkesat për studime në Univerzitetet Private në Francë.

Dokumentet që duhen dorëzuar :

  • Formulari për kërkesë të bursës ;
  • Vërtetimi se studenti ka konkuruar në Master ose Doktoraturë;
  • Vërtetimi i notave dhe kopja e diplomës, të përkthyer në frengjisht nga përkthyes zyrtarë ;
  • Dy letra rekomandimi nga dy profesorë ;
  • Letër motivimi në të cilën kandidati sqaron pikëpamjet e tij për mënyrën se si ai do të investojë konkretisht nga përfitimi i njohurive në Francë kur ai të kthehet në Maqedoni ;
  • Vërtetim për njohjen e gjuhës frenge ;
  • Një fotografi.

Dosjet që nuk i përmbajnë të gjithë dokumentet nuk do të shqyrtohen.

Pas përzgjedhjes në bazë të dosjeve, kandidatët do të thirren në intervistë.

Të gjithë dokumentet duhet të jenë në tre ekzemplarë, dy në frengjisht dhe një në maqedonisht dhe duhen dorëzuar deri në afatin e paraparë në Zyrën Campus France në adresën e poshtëshënuar.

Për më tepër informata, mund të drejtoheni në :
Zyrën CampusFrance në Institutin Francez,
 Gradski xid, blloku 5, KP 388, 1000 Shkup,
tel: 02/3129 288

Personi për kontakt : Znj. Suzana PESIQ
suzana.pesik@ifs.mk

Afati i fundit për dorëzimin e dosjes : 30 prill 2014