ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Studime në Francë

Ekspozitë i studimeve në Francë

Jepni një drejtim francez  studimeve tuaja !

Universitetet franceze janë të hapura për ju!

Ejani të njoftoheni drejtpërdrejt me të gjitha procedurat e regjistrimit, programet arsimore, programet e bursave me përfaqësuesit e universiteteve Sorbona 4 në Paris, Caen, Lyon, Orleans, Littoral Côte d'Opale, Instituti për Studime Politike në Paris – Kolegji universitar Kampusi Evropian Evropa Qendrore dhe Lindore .... Dizhon

E premte, 8 nëntor, 2013, nga ora 10.00 deri 18.00, Shtëpia e Armatës

Instituti Francez i Shkupit dhe Espace Campus France organizojnë Ekspozitën e  studimeve në Francë që do të mbahet të premten, më 8 nëntor 2013 .

Hapja zyrtare do të zhvillohet në ora 12:30.

Kjo ngjarje do t'u mundësojë nxënësve dhe studentëve, profesorëve dhe prindërve të takohen me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve franceze për t’u njoftuar me programet mësimore të ndryshme të ofruara nga këto institucione të arsimit të lartë francez.

Kjo është pjesë e Ditëve të udhëtimit të studentit ku vizitohen disa vende në këtë pjesë të Evropës: Serbi, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Organizohet nga Ambasada e Francës në Sofje dhe Kampusi Francë në Sofje së bashku me Ambasadat e Francës dhe Kampuset e Francës në vendet e lartpërmendura.