ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Studime në Francë

Bursat e Qeverisë Franceze 

Bëhet fjalë për bursa një vjeçare për studime (9 deri 10 muaj), dedikuar studentëve të nivelit Master apo Doktoraturë.
Kandidatët të cilët mund të paraqiten për këtë program të bursave duhet të jenë të motivuar, të kenë sukses të mirë në studimet e mëparshme dhe të kenë të zgjedhur domenin e studimeve i cili llogaritet si prioritar për zhvillimin e vendit.
Kërkohet që kandidatët  të kenë njohje të mirë të gjuhës frënge.
Bursa i mbulon shpenzimet e regjistrimit, sigurimit shëndetësor të studentëve dhe shpenzimet tjera jetësore.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për bursë është 30 prill.

Programe tjera bursash që janë në dispozicionin tuaj:

Bursat Ajfel

Për nivelet Master dhe Doktoraturë në fushat : drejtësi dhe shkenca politike, ekonomi dhe menaxhment, shkenca teknike. Kërkesat për këto bursa i paraqet vet institucioni i lartë arsimor francez. Më shumë informata në ueb faqen: 
http://www.egide.asso.fr/jahia/Jahia/accueil/appels/eiffel 

Programet evropiane për bursa 

Programi Erazmus ofron bursa për studime ose praktikë prej 3 deri më 12 muaj.
http://ec.europa.eu/education/lifelong-learning-programme/erasmus_fr.htm 

Programin Erazmus Mundus për nivelet Master dhe Doktoraturë e përgatisin së paku tri institucione të larta arsimore prej vendeve të ndryshme. Mësimi është organizuar ashtu që të vijohet në së paku dy universitete, kurse studentët marrin diplomë të dyfishtë ose diplomë nga shumë universitete. 
http://ec.europa.eu/education/external-relation-programmes/mundus_fr.htm

Shumë organizata franceze dhe ndërkombëtare ofrojnë gjithashtu bursa tjera.

Kërkuesi CampusBourses e lehtëson kërkimin për financimin e studimeve: www.campusfrance.org/fria/bourse/index.html 


Për të gjitha informatat lidhur me studimet në Francë (gjetja e programit të kërkuar studimor, përgatitja e kandidaturës, marrja e informatave praktike për jetën studentore në Francë, për programet për bursat etj...) mund të drejtoheni në zyrën Kampus Frans në Institutin Francez në Shkup. 
skopje@campusfrance.org