ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kurse të frengjishtes

Kushtet e regjistrimit dhe pagesës

Që të regjistroheni, është e detyrueshme që personalisht të paraqiteni në Institutin Francez në periudhën e regjistrimit. Nëse tanimë posedoni nivel të caktuar të njohjes së gjuhës, duhet të bëni test, me të cilin do të caktohet grupi i cili i përshtatet nivelit tuaj.

Në momentin e regjistrimit, do t’i lini të dhënat tuaja personale.
Regjistrimi në grupin përkatës është i vlefshëm në atë moment kur e paguani shumën së paku këstin e parë, që i përgjigjet llojit të kursit të zgjedhur.

Formularin për para-regjistrim mund ta gjeni këtu.

Pagesa

Çmimi i kursit mund të paguhet i tëri menjëherë gjatë kohës së regjistrimit.  
Çmimi i kursit mund të paguhet në disa këste mujore, çmimi i ndryshëm për çdo këst. 
Në rastin e pagesës së përgjithshme menjëherë, ka zbritje 10%. 
Pagesa bëhet në denar, me para të gatshme apo kartelë, në Institut, gjatë orarit të punës (prej të hënës deri të premten, prej orës 11 deri në ora 18 dhe të shtunën, prej orës 10 deri në ora 13). Datat e shënuara për pagesa duhet të respektohen. 
Është mundësuar një lirim prej 10% me rastin e regjistrimit të dy anëtarëve të familjes së njëjtë. Pas fillimit të kurseve, Instituti nuk mund t’i kthejë çmimet e paguara. Çmimi i librit për një nxënës dhe fletorja e punës, si dhe regjistrimi në mediatekën e institutit janë përfshirë në çmimin e orëve.

Çmimi i librit për një nxënës dhe fletorja e punës, si dhe regjistrimi në mediatekën e Institutit janë përfshirë në çmimin e kurseve.