ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kurse të frengjishtes

DELF/DALF

DELF/DALF (Diplomë për njohjen e gjuhës frënge / Diplomë për njohje të thelluar të gjuhës frënge)

DELF (Diplomë për njohjen e gjuhës frënge) dhe DALF (Diplomë për njohje të thelluar të gjuhës frënge) janë diploma zyrtare të Ministrisë Franceze të Arsimit.

Ato u përgjigjen 6 niveleve të përcaktuara me kornizën e përbashkët europiane për gjuhët.

DELF dhe DALF përbëhen prej 6 diplomave të pavarura:

Emërtimi i nivelit

Diploma përkatëse

Përdorues elementar

fillestar

DELF А1

i mesëm

DELF А2

Përdorues i pavarur

i para – avancuar

DELF B1

i avancuar

DELF B2

Përdorues i eksperimentuar

i pavarur

DALF C1

zotërues

DALF C2

Testohen katër aftësi: të kuptuarit me gojë, të kuptuarit me shkrim, të shprehurit me gojë dhe të shprehurit shkrim.

Këto diploma u dedikohen të gjithë personave të huaj të cilët dëshirojnë ta zyrtarizojnë nivelin e tyre të njohjes së gjuhës franceze. Ato janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe kanë vlerë të përjetshme. 

Versione të ndryshme për kategori të ndryshme të kandidatëve :

DELF Prim

Për fëmijët e shkollës fillore

DELF Prim është diplomë e cila i zyrtarizon njohuritë e para të gjuhës frënge. Përfshin tre nivele:

DELF Prim А1.1
DELF Prim А1
DELF Prim А2

DELF Junior

Për nxënës të shkollës fillore dhe të mesme

DELF

Për të rritur

Dy versione (junior dhe të rritur) i mbulojnë nivelet prej A1 deri në B2

DELF А1
Në këtë nivel, mund të kuptoni dhe të përdorni shprehje të njohura nga përditshmëria, për nevoja konkrete.

DELF A2
Në këtë nivel, mund të kuptoni dhe të përdorni shprehje të shpeshta dhe të gjendeni në situata të rëndomta nga jeta e përditshme.

DELF B1
Në këtë nivel, mund të zhvilloni dialog, ta shprehni mendimin tuaj dhe të ballafaqoheni me situata aktuale nga jeta e përditshme.

DELF B2
Në këtë nivel, mund të kuptoni dhe të flisni për tema më të ndërlikuara. Mundeni të argumentoni në mënyrë efikase, me lehtësim dhe spontanitet.

DALF

Diploma DALF ka dy nivele:

DALF C1
Në nivelin C1, mund të zhvilloni komunikim spontan pa vështirësi.

DALF C2
Në nivelin C2, zotërimi me gjuhën karakterizohet me shkallë të lartë të saktësisë, përkatësisë dhe spontanitetit gjatë shprehjes. 

DELF Pro

Për arsye profesionale (prej A1 deri më B2)