ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kurse të frengjishtes

Shërbime tjera 

Instituti Francez në Shkup ju propozon, gjatë tërë vitit, shërbime të ndryshme të cilët iu përgjigjen nevojave tuaja. 

Përgatitje për dhënien e provimeve (DELF/DALF, TCF, TEF)

Gjatë kësaj përgatitjeje prej 6 orësh, do të keni mundësi të njiheni me strukturën e provimit të cilin dëshironi ta jepni, ta ushtroni teknikën e provimit dhe të përgatiteni për provim më të suksesshëm.
Çmimi:
niveli А: 5400 den.
niveli B: 6000 den. 
niveli C: 6500 den.

Modul për shkruarje të CV-së dhe letrës së motivimit 

Me ndihmën e metodologjisë e cila përqëndrohet tek ju dhe projekti juaj profesional, ky modul ju jep mjete për të bërë, hartuar dhe shkruar elemente të rinj në CV-në tuaj dhe në letrën e motivimit, varësisht nga pranuesi i saj.
Moduli prej 6 orësh 
Çmimi: 5400 den.

Përkthim 

Instituti Francez në Shkup ofron shërbime për përkthimin e dokumenteve administrativ me karakter të përgjithshëm ose specifik, si dhe rileximin e përkthimeve.
çmimi për një faqe: 
karakter i përgjithshëm: 600 den.
karakter specifik: 900 den.

Vërtetime për nivele gjuhësore

Keni nevojë për vërtetimin e nivelit tuaj gjuhësor në një afat shumë të shkurtër? Instituti Francez në Shkup mund t’ju jap vërtetimin e nivelit tuaj gjuhësor pasi të bëni testin përkatës.  
Çmimi: 1300 den.