ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kurse të frengjishtes

Oferta dhe regjistrimi

Ju ftojmë të njiheni ofertën tonë të plotë  dhe me kushtet për regjistrim dhe pagesë. 

Kurset e gjuhës frënge:

Kurset  Benzhamen (mosha 7 - 10 vjeçare)  
Më të vegjlit e mësojnë gjuhën frënge të shoqëruar prej dy personazheve të metodës Aleks dhe Zoe. 
2 х 1 orë në javë, 34 orë në semestër 
metoda: Aleks dhe Zoe 1, 2, 3 
çmimi i rregullt për semestër: 5600 den.  

Kurset Junior (mosha 10 - 14 vjeçare) 
Këto kurse mbahen nga profesorë me përvojë të pasur në mësimdhënien e gjuhës frënge për nxënës të shkollës fillore. 
2 х 1 orë 30 në javë, 51 në semestër  
metoda: Adosfer 1, 2, Le Mag 3 dhe 4
çmimi i rregullt për semestër: 8600 den.  

Kurset Ado (mosha 14 - 18 vjeçare) 
Nxënësit e shkollave të mesme njihen jo vetëm me gjuhën frënge, por edhe me kultura tjera, civilizime, vende, horizonte të reja, ...   
2 х 1 orë 30 në javë, 51 në semestër 
metoda: Deklik, Belvil, Edito B2  
çmimi i rregullt për  semestër: 8600 den.

Kurse për të rritur 
Nuk flisni asnjë fjalë frëngjisht ? Ose keni nivel të caktuar dhe dëshironi ta përmirësoni? Do të gjeni kursin që i përshtatet nivelit tuaj në mesin e të gjithë kurseve të frengjishtes së përgjithshme. 
2 х 1 orë 30 në javë, 51 në semestër 
metoda: Nuvo Taksi, Taksi  
çmimi i rregullt për semestër: 8600 den.

Kurse bisedimi

Që të mund të ndjekni këtë kurs,  duhet të keni nivelin B1 ose B2. 
1 х 2 orë në javë, 20 në semestër  
çmimi i rregullt për semestër: 3400 den.

Аtelie inicimi në frengjisht për të vegjlit

prej 3 deri 6 vjet
Atelie për fillimin e mësimit të gjuhës frënge përmes lojërave, këngëve, vjershave dhe tregimeve.
Një herë në javë (4 muaj) 
çmimi mujor: 800 den.

Atelie tematike për fëmijë frankofon 

Аtelie leximi i tregimeve 
mosha 4 - 9 vjeç
Në një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë, profesori do t’ju lexoj një tregim dhe do t’ua prezantoj me marioneta. Pas leximit, fëmijët do ta prezantojnë tregimin e njejtë përmes aktiviteteve të ndryshme duke shfrytëzuar mjete të ndryshme.
Një herë në javë (4 muaj)
çmimi mujor: 800 den.

Atelie teatër

Për fëmijë të moshës 8-12 dhe 13-16 vjeçare
Atelie për fillim në teatër përmes aktiviteteve të njohjes, ushtrime për trupin, zëri, koncentrimi, improvizimi. Më të mëdhenjtë do të punojnë edhe në tekste dhe imitime të personaliteteve. Punëtoria do të rezultojë me një shfaqje përfundimtare.
Njëherë në javë (4 muaj)
çmimi mujor: 800 den.

Kurse individuale në frëngjisht 

Kurse në maqedonisht për frankofonët

Sipas ritmit dhe qëllimeve që dëshironi t’i arrini, gjatë tërë vitit, gjatë ditëve të punës apo fundjavës.
1 orë: 960 den.
5 orë : 4600 den.
10 orë : 8500 den.

Kurse në frëngjisht për ndërmarrje dhe kompani 

Instituti Francez në Shkup organizon kurse për gjuhën e specializuar franceze (drejtësi, ekonomi, turizëm, biznes, bankieri, kontabilitet etj.) 
Na kontaktoni për çmimin.