ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kurse të frengjishtes

Kurse të gjuhës frënge

Dëshironi ta mësoni gjuhën frënge?

Dëshironi t’i përtëritni njohuritë tuaja apo të arrini nivel më të lartë?

Instituti Francez në Shkup është partneri i juaj!  

Instituti Francez në Shkup dhe personeli i tij pedagogjik ju propozojnë mënyrë të ndryshme dhe evolutive të mësuarit të gjuhës frënge, të adaptuar ndaj nevojave dhe motivimit tuaj.

Duke filluar nga aktivitetet zbavitëse për fëmijët, e deri te përgatitja për marrjen e çertifikatave për regjistrim në Universitet, për nevoja profesionale, pa anashkaluar kënaqësinë e të biseduarit gjatë orëve dhe të hapurisë drejt botës, Instituti Francez është i hapur për çdo lloj publiku dhe çdo lloj qëllimi.

Nivelet janë harmonizuar me nivelet gjuhësore të Këshillit të Europës (prej А1 deri në C2). Kurset mund të mbahen në grupe ose individualisht, sipas kërkesës suaj.

Kurset mbahen nga ekip profesional dhe me përvojë pedagogjike, i cili përdor teknologji më moderne për mësim, siç janë tabelat e bardha interaktive, kompjuter dhe internet. Profesorët ndjekin trajnime të vazhdueshme pedagogjike me qëllim që në mënyrë të vazhdueshme të përsoset cilësia e mësimit dhe më mirë t’u përgjigjen kërkesave tuaja.

Mësimi bazohet në komunikim dhe qasje aktive, me theks të posaçëm në këmbimet dhe komunikimet midis nxënësve gjatë orës, duke ua zbuluar njëkohësisht aktualitetin dhe kulturën franceze. Kandidatët kanë në disponim edhe një platformë digjitale, e cila iu mundëson atyre ta vazhdojnë punën e filluar në klasë, në mënyrë që t’i thellojnë shkathtësitë dhe t’i zgjerojnë njohuritë e tyre.

Kurset në gjuhën frënge organizohen në tri semestra në vit.

Të mësohet gjuha frënge në Institutin Francez në Shkup, kjo do të thotë të jetohet dhe të mendohet në frëngjisht!