ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Frankofonia

Konkurset e Frankofonisë 2014

Konkurs letrar :

"Më thuaj dhjetë fjalë"

Shoqata e profesorëve të frengjishtes të Republikës së Maqedonisë (APFRM) dhe Instituti Francez në Shkup, me mbështetjen e Komisionit kombëtar të Frankofonisë pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, realizojnë aktivitetin "Më thuaj dhjetë fjalë... në çmenduri" përmes një konkursi letrar.
Këtë vit, dhjetë fjalët janë përzgjedhur në mesin e shprehjeve të cilat janë huazuar prej gjuhës frenge në gjuhët tjera.
Përdorni fjalët ambiancer, à tire-larigot, s'enlivrer, charivari, faribole, hurluberlu,  ouf, timbré, tohu-bohu, zigzag dhe shfrytëzoni lirshëm kreativitetin tuaj duke bërë projekte letrare ose artistike.
Data përfundimtare për dërgimin e projekteve : 10 shkurt 20104 në adresën e mëposhtme :
Fakulteti Filologjik "Blaze Koneski"
Katedra e frengjishtes (për shoqatën e profesorëve të frengjishtes)
9A bulevardi Goce Dellçev
1000 Shkup

Konkursi i këngës :

Le të jehojë kënga franceze dhe frankofone !

Ejani e merrni pjesë në konkursin tradicional të këngës franceze !
Dita kur do të përzgjidhen finalistët e konkursit i cili tërheq çdo ditë e më shumë pjesëmarrës do të mbahet më 22 mars 2014 në ora 11 në Qendrën Kulturore për të Rinj (Kej Dimitar Vlahov, pn).
Për të mos e humbur këtë shansë për t’i takuar talentët e rinj gjatë natës finale, ejani më 28 mars 2014 në ora 20 në Qendrën Kulturore për të Rinj (Kej Dimitar Vlahov, pn).
Çmimi kryesor : udhëtim në Francë.
Data e fundit për t’u regjistruar : e hënë 17 mars 2014 në Institutin Francez në Shkup.
Këtu mund të shkarkoni DOKUMENTIN PER PJESEMARRJEN dhe FORMULARIN E REGJISTRIMIN.

Konkursi i teatrit për gjimnazistë :

Flisni frengjisht dhe ngjituni në skenë !

Ejani të shumtë për të marrur pjesë në këtë konkurs !
Trupa fituese do marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar të teatrit shkollor frankofon në Stara Zagora (Bullgari) në prill 2014.
Data përfundimtare për t’u regjistruar : e premte 28 shkurt 2014 në Institutin Francez në Shkup.
Konkursi i teatrit për gjimnazistë do të mbahet të shtunën më 15 mars 2014 në ora 10 në Qendrën Kulturore për të Rinj. (Kej Dimitar Vlahov, bb).
Këtu mund të shkarkoni DOKUMENTIN PER PJESEMARRJEN, FLETEN E REGJISTRIMIN dhe FLETEN TEKNIKE.