ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Arsim dhe gjuhë frenge

Trajnime pedagogjike afatshkurtër në Francë, verë 2014

 Instituti Francez në Shkup mbështet trajnimin e vazhdueshëm të profesorëve të frengjishtes.

Trajnime pedagogjike afatshkurtër propozohen edhe për këtë vit shkollor ; trajnimet do të mbahen në korrik ose gusht, varësisht nga programi, me kohëzagjatje prej 15 ditëve përafërsisht, në Francë, në ndonjëren prej Qendrave të akredituara.

Tema e trajnimit do të jetë: Metodat pedagogjike përmes mediave (televizion, radio, shtyp i shkruar, Internet).

Profesorët e interesuar duhet të dërgojnë në education@ifs.mk, duke vënë në kopje ljupka.dimova@ifs.mk dosjet e tyre të kandidaturës të përbëra nga CV-ja dhe letra e motivimit, e cila duhet të jetë e detajuar dhe të tregojë arsyet e motivimit të tyre për pjesëmarrje në trajnime, deri më 30 prill 2014, afat përfundimtar. Të dy dokumentet duhet të shkruhen në frengjisht.

   Harxhimet e trajnimit, qëndrimit dhe udhëtimit do të mbulohen nga Instituti Francez në Shkup.