ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Arsim dhe gjuhë frenge

Trajnimi i vazhdueshëm

Profesorë të frengjishtes dhe në frengjisht efikas dhe të motivuar, ky është realiteti !

Mësimdhënia e një gjuhe bazohet në edukimin e mirë fillestar të profesorëve dhe në trajnimet e vazhdueshme të tyre, me qëllim përvetësimin e metodave më të reja mësimore dhe mjeteve teknologjike më bashkëkohore.

Mësimdhënia e një gjuhe duhet ta shpreh realitetin gjuhësor dhe kulturor të vendit, në rastin tonë, të gjuhës frënge dhe Francës.

Për këtë qëllim, Instituti Francez në Shkup propozon tre programe kryesore:

Trajnime të organizuara nga Instituti Francez në Paris , në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Studime Pedagogjike (CIEP) ose në rajon, me Institutet lokale Franceze. Këto trajnime u dedikohen kuadrove pedagogjike dhe drejtorëve. Instituti francez në Shkup organizon trajnime të tilla ose e mbështet pjesëmarrjen e përfaqësuesve maqedonas. Shpalljet për paraqitje gjendet në këtë veb-faqe.

Universitetin veror të Strugës, të dedikuar profesorëve të gjuhës frënge dhe profesorëve të cilët ligjërojnë lëndë në gjuhën frënge në Maqedoni; ky Universitet ka dimension rajonal sepse marrin pjesë edhe profesorë nga vendet fqinje.

Trajnime të shkurtra për përsosje pedagogjike (SPCD) në Francë.

Kjo përpjekje e rëndësishme e pasqyron kujdesin e Institutit Francez në Shkup për atë që mësimi i gjuhës frënge të jetë i dobishëm, i lidhur ngushtë me nevojat personale dhe profesionale të nxënësve dhe studentëve, me tema aktuale, me mjete shprehëse dhe komunikative dhe këmbime që i përdorin nxënësit e rinjë maqedonas: muzikë, film, revista, internet, informatikë, ... Kjo është e mundur në saje të angazhimit të një numri të madh të profesorëve të punësuar në shkolla dhe universitete.

Për të gjitha pyetjet arsimore dhe gjuhësore, Instituti Francez në Shkup punon në koordinim të rregullt me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me Shoqatën e profesorëve të gjuhës frënge të Republikës së Maqedonisë (APFRM), me Rrethin frankofon të Maqedonisë, si dhe me shoqata për miqësi franceze dhe frankofone.