ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Arsim dhe gjuhë frenge

Gjuha frënge nga klasat e ulëta deri në klasat përfundimtare, është e mundur!

Mësimi i një gjuhe në mjedis shkollor mundësohet përmes mësimit të vazhdueshëm nga klasat e ulëta deri në arsimin e lartë. Instituti Francez në Shkup insiston në këtë logjikë, si te institucionet arsimore maqedonase, ashtu edhe para autoriteteve kompetente. 

Në këtë mënyrë, në disa shkolla fillore  me mbështetjen tonë, zhvillohet programi për sensibilizim ndaj gjuhës frënge; arsimtaret e kyçura në projekt e aplikojnë gradualisht gjuhën frënge në disa lëndë (arsimi figurativ, matematikë, arsimi muzikor, dituri natyrore dhe shoqërore dhe edukatë fizike). Pasi do të përfundojnë klasën e pestë, nxënësit mund të paraqiten për dhënien e provimit Delf Prim.

Etapa kyçe është në fillimin e klasave të larta (klasa e gjashtë) me zgjidhjen e gjuhës së dytë të huaj, me ç’rast gjuha angleze është gjuha e parë e huaj e obligueshme. Angazhimi i Institutit Francez në Shkup është që nxënësve t’ju jepet mundësi e barabartë ta zgjedhin gjuhën frënge, sikur që mund të zgjedhin edhe gjuhë tjera, sipas rekomandimeve evropiane, e me të vetmin qëllim të sigurohet llojllojshmëria gjuhësore. Në arsimin fillor, gjuha frënge është më e përfaqësuar si gjuhë e dytë e huaj.

Shkolla e mesme ofron mundësi për thellimin e mëtutjeshëm e të mësuarit të gjuhës, posaçërisht përmes projektit i cili përfshin shtatë paralele dygjuhësore frankofone, prej të cilave gjashtë funksionojnë në shkolla të përgjithshme të mesme.  kurse një shkollë të mesme profesionale .  Nxënësit e regjistruar në këto paralele jo vetëm që kanë orë plotësuese në gjuhën frënge, por mësojnë edhe së paku dy lëndë të cilat ligjërohen në gjuhën frënge (DNL). Këto mund ta valorizojnë arsimin e vet specifik me dhënien e testit përfundimtar për arsimim dygjuhësor.  

Theksi vendoset në mobilitetin e të rinjve, kurse Instituti Francez në Shkup rregullisht i mbështet ndryshimet shkollore  që këto shkolla në Maqedoni i bëjnë me shkollat nga Franca. Ky kontakt me vendin dhe gjuhën tonë është përforcuar çdo vit me praninë e dy lektoreve franceze të cilat punojnë me nxënësit, e gjithashtu ju ndihmojnë edhe arsimtarëve në punën e tyre. Mësimi dygjuhësor ka edhe dimension rajonal; projekti „Almaktice“, i zhvilluar në bashkëpunim me paralelet frankofone shqiptare, duhet së shpejti të shpie deri në krijimin e platformës për ndarjen e dokumenteve didaktike për mësimin e lëndëve jogjuhësore.

Përveç kësaj, Instituti Francez në Shkup organizon ose ndihmon në organizimin e garave me qëllim që të promovohet gjuha frënge, Franca dhe Frankofonia. Në këtë mënyrë, Instituti Francez në Shkup u bashkëngjitet përpjekjeve të arsimtarëve dhe të nxënësve të cilët janë kreatorë të këtyre manifestimeve, me ndihmën e drejtorëve.