ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Arsim dhe gjuhë frenge

Çfarë është gjuha frënge?

Gjuha frënge është, par ekselans, gjuha e diversitetit gjuhësor. E vetme e cila, bashkë me anglishtën, flitet në pesë kontinentet dhe u mundëson  t’iu bashkoheni 200 milion njerëzve të cilët e flasin.

Eshtë çelësi më i mirë që ua hap dyert për studime në universitetet dhe shkollat e larta franceze me renome, në ambient të këndshëm për punë dhe jetë. Planet tuaja studimore mund t’i realizoni edhe me ndihmën e bursave të Qeverisë Franceze, derisa zyra Campus France do t’ju ndihmojë ta përgatisni qëndrimin tuaj studimor.

Eshtë përparësi e çmueshme për punësim dhe qasje deri në pozitat udhëheqëse në kompanitë e mëdha multikombëtare me origjinë nga Franca, si në Francë, ashtu edhe në ndonjë prej vendeve të Frankofonisë. Franca është fuqia e 5-të botërore në ekonomi !

Eshtë gjuha e pashmangshme për ndërtimin e karrierave ndërkombëtare. Është gjuhë e punës dhe gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian dhe në organizatat më të mëdha ndërkombëtare : OKB, UNESKO, NATO, Komiteti olimpik ndërkombëtar ose Kryqi i kuq ndërkombëtar. Gjuha frënge është gjithashtu edhe gjuhë e shumë gjykatave ndërkombëtare.

Eshtë gjuha e modernitetit, radhitet në vendin e tretë në internet, pas gjuhës angleze dhe gjermane.

Eshtë gjuha e kreativitetit dhe risive, si në fushën artistike po ashtu edhe në atë shkencore apo teknologjike.  

Eshtë gjuha e kulturës në format e saja tradicionale, por gjithashtu edhe të atyre më moderne. Në gjuhën frënge shprehet letërsia, shansona, teatri dhe filmi, por edhe arkitektura dhe moda.

Eshtë gjuha e cila mësohet në Institutin Francez në Shkup me metoda më bashkëkohore, të orientuara drejt nxënësit dhe realitetit të tij personal e profesional, me profesor të cilët i përdorin risitë më të reja arsimore siç janë: interneti apo tabelat e bardha interaktive (TBI).

Eshtë rrjeti i institucioneve arsimore maqedonase, nga shkolla fillore deri në universite, ku frengjishtja jepet nga profesorë të kualifikuar të cilët kujdesen për trajnimin e tyre të vazhdueshëm me qëllim që sa më mirë t’ju përgjigjen nevojave të nxënsve të tyre të rinj.

Eshtë gjuha e shijeve dhe parfumeve, e artit të jetesës dhe të ëndrrave, të zbulimit dhe këmbimit.

Eshtë gjuha që ju duhet dhe të cilën Instituti Francez në Shkup ua ofron!