ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kulturë

Vitrinat IN të Institut Francez
Inagurimi i ekspozitës "Përmes procesit të modelimit dhe përpunimit të krijimeve"

E mërkurë, 6 dhjetor 2017, ora 18.30
Instituti francez në Shkup

Franca ka pasur gjithmonë njohuritë dhe përvojat më të mira në fushën e modës.
Prestigji i Parisit, në cilësi të arbitrit të shijes dhe si vend i lartë i elegancës, njihet për frymën e lirisë, guximit dhe kreativitetit dhe kontribuon në rrezatimin dhe ndikimin ndërkombëtar të kulturës franceze.

"Moda është në ajër, është era ajo që e sjell atë, e shohim se si qenëson, e thithim atë, ajo është në qiell dhe në rrugë, merr idetë, zakonet, ngjarjet," thoshte Gabriel Shanel, duke e definuar kështu lidhjen intime të modës me kohërat.

Këtë dimër, moda do të ketë vendin e saj të nderit në vitrinën e Institutit Francez në Shkup, fillimisht në pjesën e parë, me ekspozitën e krijimeve të talentëve të rinj të Institutit Ndërkombëtar të Modës "Izet Curi", e titulluar "Përgjatë punës artistike, studimit dhe krijimit”.

Qëllimi i ekspozitës është të prezantojë procesin e artit të riprodhimit, i cili në vetvete sjell së bashku teknika të ndryshme të modës.

E tërë kjo në prani të z. Izet Curi, si drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Modës, modelist dhe stilist, si dhe znj. Dominik Brunet, profesoreshë e modelimit.

Zonja Hanife Bilalli do të bëjë një prezantim mbi tendencat e reja të modës, si rezultat dhe si fryt i qëndrimit të saj në Paris, mbështetur nga Instituti Francez në Shkup.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 25 janar 2018.

Ngjarja organizohet në partneritet dhe bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të Modës "Izet Curi".