ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kulturë

Dëshironi t’i ndiqni kanalet franceze ose frankofone?

Dëshironi ta dëgjoni, lexoni dhe ta ushtroni gjuhën frënge dhe t’i përmirësoni njohuritë tuaja gjuhësore?

Dëshironi qasje të ndryshme në informacione?

Instituti Francez në Shkup ju propozon disa mënyra që të jeni në kontakt me mediat në gjuhën frënge:

1. TV dhe radio

  • Kanali frankofon TV 5 Monde: disa operator kabllor në Maqedoni , si Kabeltel dhe Telekabel, e transmetojnë këtë kanal. Orari i programit mund të gjendet në internet faqen TV5 Monde

    Të rinjë, argëtohuni me emisionet në Tivi5 MondePlus , që ju dedikohen pikërisht juve!
  • France 24 : këtë kanal të njohur për një informim të vazhdueshëm mund ta ndiqni përmes Maks TV të operatorit T-Mobile.

  • Nëse jeni nga rajoni i Shkupit, në orët e mbrëmjes mund ta ndiqni reprizën e edicioneve të emisioneve të Radio France International në frekuencën e radios franceze-maqedonase (91.3 MHz).

Operatorët Kabeltel dhe Telekabel, gjithashtu, i transmetojnë programet e RFI-së.

2. Mediat e shtypura

  • Instituti Francez në Shkup u ofron qasje të privilegjuar në shtypin francez anëtarëve të vet, përmes platformës digjitale Culturethèque.

  • Bëhuni anëtar i mediatekës së Institutit Francez dhe do të mund të informoheni përmes shtypit francez. Mediateka e Institutit Francez, ju fton edhe në lokalet e veta, ku në dispozicionin tuaj gjithmonë ka një përzgjedhje të gjerë të revistave franceze.
  • Le Courrier des Balkans është portal informativ rajonal dhe francez. Lexoni përkthimet në gjuhën frënge të artikujve të caktuar që të keni një pasqyrë të gjerë në lidhje me zhvillimet në rajon.                          

  • Mos harroni se në çdo moment mund t’i ndiqni kanalet tuaja të preferuara në internet nëpërmjet strimingut (streaming) ose t’i shkarkoni programet që ju interesojnë!

Ne ju ofrojmë disa linkse: