ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Kulturë

Panairi franko-gjerman i pibrave për fëmijë : Lexoje tjetrin

 

SHKUP
25/04/2017, 13h00 | BUK Shën Kliment i Ohrit - në Shkup

BITOLA
26/04/2017, 13h00 | Biblioteka universitare amë

GOSTIVAR
26/04/2017, 13h00 | Qendra Kulturore


Instituti français në Shkup dhe Goethe-Instituti i Shkupit organizojnë panairin e librit gjerman dhe frëng për të rinjë “Lexoje tjetrin”.
Synimi i këtij projekti është të theksohet se gjuhët nuk janë konkurencë e njëra-tjetrës, por përkundrazi, me mësimin e një gjuhe, frënge apo gjermane, maqedone apo shqipe, mund të krijohen marrëdhënie të ngushta dhe mund të kalohen barriera mes komuniteteve të ndryshme.

Baza e këtij projekti paraqet rrjetin e shkollave në të cilat mësohet gjuha gjermane dhe frënge. Panairet e librit gjerman dhe frëng zhvillohen në Shkup, Gostivar dhe Manastir, ku ofrohen puntori, lexim letërsie dhe diskutime me nga dy autor/e gjerman dhe frëng të librit për të rinjë.

 

Anne Maler
Ane Maler është një ilustruese e re nga regioni Alsasa frënge. Ajo ka lindur në vitin 1990 dhe ka diplomuar në Nantes. Menjëherë pas diplomimit, ajo filloi të merret me libra dhe me fotografi. Ajo punon me ngjyra vaji dhe jeton larg një qyteti...
Ajo ka shkruar librat e mëposhtëm: “Epaminondas”, “Si shkojnë ngjyrat tek zogjtë”,”Xhuli dhe Xhulia”, “Por megjithatë”, “Shtriga e gjelbërt përhap kaos”, “Orari i miut të vogël”, “Radegonde dhe Goule i madh”...

Marc Boutavant
Mark Butavant është dizajner grafik, ilustrues, autor i librave dhe komikëve për fëmijë. Ai u lind në vitin 1970 në Burgonjën frënge në Dijon dhe ka ilustruar më shumë se 40 libra për të rinjë të botimëve si Mila, Akt Sid junior, Bajard zhënesë, Galimar zhënesë dhe Natan. Mark Butavant është autori i figurës për fëmijë “Mouk”. Së bashku me Emanuel Guibert ai gjithashtu e ka shkruar dhe ilustruar komikun “Ariol”, të cilin e kan bërë edhe në film.
Ai është autori i “Topi prej leshi dhe rosa ime”, “Mouk mërzitet pak”, “Mouk i nget biçikletës”, “Mouk vishet”, “Mouk e bënë një udhëtim me biçikletën e tij rreth botës me ngjitëse”, “Libri im i aktivitetëve për të e njohur botën me Moukin”. Këtyre u bashkangjiten edhe shumë vepra të tjera të ilustruara me figura për fëmijë si Edmondi, qeni Pourri dhe Arioli.

Jana Heinike
Jana Hajnike, e lindur në Berlin më 1986, ka studiuar shkrim letrar në shkollën e lartë të artëve në Bern.
Libri i saj i parë për fëmijë “Udos i duhet personal” u botua në shtator të vitit 2016.
Që nga 2010 Jana Hajnike punon nepër puntori të poetry slam dhe ligjëron shkim kreativ nepër shkolla. Nga përvoja e saj e gjatë e poetry slam dhe nga entuziazmi i saj për teatrin e figurave dhe objektëve ajo krijoi një format të ri të shfaqjës në vjeshtë të vitit 2014: Pupperty Slam Berlin, konkursin e parë e lojës me kukulla në Gjermani.

Patick Hertweck
I lindur më 1972 në Baden-Baden, Patrik Hertwek pasi e kreu maturën udhëtoi me bicikletën e tij në shumë vende të Europës, punoi për shumë vite në një kompani të mediave dhe vendosi përfundimisht ta shndërroj pasionin e tij të fshehtë në profesion. Qysh atëherë jeton dhe punon babai i tre djemve si shkrimtarë i lirë në Frajburg në Brajsgau. Në vitin 2015 u botua libri i tij i parë “Magi dhe qyteti i hajdutëve”.