ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Rreth nesh

Fjala e drejtorit
të Institutit Francez në Shkup


Në urë

Mbrëmjen e arritjes sime në Shkup, lexoja sërish veprën “ L`Usage du monde” (shq. Përdorimi i botës), nga Nikola Buvie (botimi i parë, i vitit 1963). Një rrëfim i udhëtimit, terrenit, fushave, territoreve dhe gjuhës frënge. Jemi në vitet e pesëdhjeta, gjashtëdhjeta.

Kur u zgjova, më kujtohet që në vitin 2018 do të festonim 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Jubile i argjendtë. Në nder të këtij përvjetori, shpresoj që në të gjitha fushat e bashkëpunimit tonë, ky vit posaçërisht, të jetë i begatshëm, i dendur dhe krijues.

Në mesditë, flas me ekipin e mrekullueshëm të Institutit Francez të Shkupit. Dhe u them se ne duhet të jemi inxhinierët e të gjitha urave midis vendeve tona. Ka njerëz të habitur nga fakti se objekte të rënda sikurse aeroplanët, mund të fluturojnë në ajër. Për mua, misteri qëndron në urat, që janë megjithatë reale.

Në orën 16, takoj një partner maqedonas. Flasim për projektet tona, të cilat na lidhin. Edhe më tutje shfaqen harqe dhe ura. Të tëra dhe të detajuara.

Ora 18. Bëj mësymjen time të zakonshme në universin virtual, hap mesazhet (emajlet) e mia. Nga një verë me Buvier në dimrin dixhital!
Ora 21, shkruaj nga kuzhina ime. Pak i lodhur, por me gjasa, dita ishte e bukur. Nëse fytyra ime do të mund të fliste diçka, ajo do të thoshte faleminderit që je këtu.

Në kohën e gjumit, ekziston korrespondenca e Flober, të cilën nuk e lë mënjanë. Po mirë, unë nuk jam në Shkup për të lexuar një normand. Mu pranë tij, në të njëjtën tavolinë të natës, janë disa autorë maqedonas, të përkthyer në frëngjisht: Shopov, Uroshevic, Andonovski, Andrevski, Plevnesh, Starova dhe Mickoviq, të cilët dëshiroj t`i kem bashkëshoqërues në rrugëtimin tim.

Por më pas, njerëzit dhe vendet treten dhe shpëndahen në gjumë.

Në mëngjes, pasi të zgjohem, dëgjoj në audio skedar konferencën e Antoan Kompanjon në Kolegjin e Francës: Nga letërsia si sport luftarak: (...) në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ajo është kudo çështje dueli, ngritje dhe arsimim letrar. Në shek. e 20-të, imazhi i kutisë (kuadrantit) mori dhenë tek Heminguej apo Monterla. Historia e gjatë e metaforës së "lapsit të hekurt", e më pas e "gardhimit, rrethimit", të "kutisë letrare".

Emmanuel Rimbert