ndiqni aktivitetet tona përmes emailit

site map

Rreth nesh

Ju faleminderojmë për vizitën tuaj në internet faqen e Institutit Francez në Shkup!

 

Franca është njëra nga fuqitë më të mëdha ekonomike botërore, vend kreativ, dinamik dhe i hapur ndaj botës, një demokraci e madhe.

Që t’ju bindim në këtë, Instituti Francez në Shkup ju ofron, gjatë tërë vitit, program të llojllojshëm kulturor (shfaqje, filma, takime...), në të cilin mund të merrni pjesë dhe që mund ta gjeni në rubrikën “Kultura”.

Nëse jeni anëtar i yni, keni qasje në Medijatekë, e cila ju ofron filma (DVD), muzikë (CD), libra, revista dhe gazeta, të cilat mund t’i huazoni, tani e tutje, madje edhe t’i shkarkoni nga shtëpia e juaj.

Megjithatë, mënyra më e mirë që të njihet Franca, është të mësohet gjuha e saj! Një gjuhë që ju mundëson qasje në hapësirën e madhe frankofone në botë (rubrika “Frankofonia”) dhe, krahas anglishtes, është përparësi plotësuese për ardhmërinë tuaj profesionale. Instituti Francez në Shkup ju fton pra të regjistroheni në kurset e tij të frengjishtes, të cilët bazohen mbi pedagogji rigoroze dhe në instrumentet më moderne të komunikimit.

Në fund, mos ngurroni të përfitoni nga cilësia e lartë e shkollimit të lartë francez. Instituti Francez në Shkup dhe zyra KampusFrans janë në dispozicionin  tuaj për t’ju dhënë informatat e domosdoshme lidhur me studimet franceze dhe bursat e propozuara nga Franca për studentët e huaj. Pa marrë parasysh se a jeni shkencëtar, inxhinier, avokat, apo letrar, me siguri do ta gjeni vendin tuaj në ndonjërin nga Universitetet Franceze!

Ne jemi në Shkup për juve, na vizitoni!